Vrasja në Maliq, babai i 46-vjeçares: Ishte me urdhër mbrojtjeje prej 1 viti, burri e dhunonte vazhdimisht

Vrasja në Maliq, babai i 46-vjeçares: Ishte me urdhër mbrojtjeje prej 1 viti, burri e dhunonte vazhdimisht

Babai i Luiza Mullalli, 46-vjeçares që u vra mbrëmjen e djeshme me armë zjarri nga bashkëshorti i saj dhe u hodh më pas në një gropë të ujërave të zeza ka deklaruar për mediat se ajo dhunohej vazhdimisht nga Gjergji Mullalli, dhe se ishte kjo arsyeja pse ajo kishte kërkuar divorcin. Më tej i moshuari tha se vajza e tij kishte gati një vit me urdhër mbrojtjeje, dhe se policia e kishte thirrur disa herë autorin e vrasjes por nuk e kishte arrestuar. "E gjeten trupin, e kishte hedhur nga veranda në ca barëra. Na ndaluan policët, nuk na lanë të hynim brenda, derisa e morën ata. Vajza Kishte 1 vit me urdhër mbrojtjeje, e dhunonte vajzën, mori urdhrin e mbrojtjes. Kishte ardhur dhe një ditë tjetër ai në shtëpinë e saj. vajza më mori në telefon e më tha ka hyjë dikush brenda, e i thashë merr policinë. I kishin hapur dhomën para tre ditësh. Në punë e kishte ndjekur nja 2-3 herë. Vajza e kërkoi divorcin se e dhunonte ai dhe në Greqi e dhunonte dhe kur erdhën këtu. Kur kishte vajtur vajza tjetër, ai kishte dashur ta mbyste, por e shpëtoi motra. Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e kishte marrë për ta futur brenda. Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy