Akuzohet se organizoi vrasjen e kunatit, ekstradohet në Itali 30-vjeçari shqiptar

Akuzohet se organizoi vrasjen e kunatit, ekstradohet në Itali 30-vjeçari shqiptar

Është ekstraduar nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari me iniciale G.Gj, i cili akuzohet se organizoi në dhjetor të vitit 2022 vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij.

30-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, me vendimin e datës 17.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim.

Njoftimi: Interpol Tirana

Ekstradohet nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari që akuzohet se organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij.

30-vjeçari u arrestua në Shqipëri, në muajin gusht të vitit 2023, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi G. GJ., 30 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, me vendimin e datës 17.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim.

Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy