Reforma në Drejtësi/ Soreca, takim me kreun e KLP-së: BE, mbështetje për Prokurorinë

Reforma në Drejtësi/ Soreca, takim me kreun e KLP-së: BE, mbështetje për Prokurorinë

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, vizitoi sot pasdite Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit, Gent Ibrahimi.

Në kuadër të reformës së fundit legjislative, e cila ka për synim forcimin e eficiencës në sistemin e drejtësisë, Soreca dhe Ibrahimi diskutuan lidhur me ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Soreca e ka uruar Ibrahimin për punën e bërë deri më sot nga KLP-ja. Ai ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë  të mbështesë punën e kryer nga ky organ i drejtësisë.

“Vijojnë sfidat për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të Prokurorisë. Bashkimi Evropian vijon mbështetjen për punën e KLP-së”, shkruan ambasadori.

Ata diskutuan gjithashtu lidhur me formatimin e asistencës së ardhshme të Bashkimit Europian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy