Një shqiptar në Greqi ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij greke, 14 vite më të madhe.
Krimi i rëndë është shënuar paraditen e së dielës në Selanik, ku autori i dyshuar është një 46-vjeçar shqiptar, i cili ka qëlluar për vdekje me thikë 60-vjeçaren greke, me të cilën bashkëjetonte prej kohësh.
Jo vetëm kaq por shqiptari ka plagosur me thikë dhe djalin 29-vjeçar të viktimës, i cili ndërhyri për të parandaluar ngjarjen e rëndë, raportojnë mediat greke.
Gjithçka ka ndodhur pas një debati mes çiftit, i cili ka degraduar deri në vrasje.
I riu i plagosur u dërgua në spital ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 46-vjeçari shqiptar u vu në prangat e policisë.



