Do ta shisnin në Athinë dhe Selanik, arrestohen dy vajza shqiptare me 7 kg kanabis
Dy vajza nga Shqipëria janë arrestuar të martën, në Athinë dhe Katerini për trafik droge, pas sekuestrimit të 7 kilogramëve kanabis sativa.
Të arrestuarat janë dy të reja shqiptare të moshës 21 dhe 27 vjeç, të cilat dyshohet se do e shpërndanin lëndën narkotike në Athinë, Selanik dhe Katerini.
Gjatë pasdites së djeshme nga efektivët e policisë greke gjatë kontrollit të 27-vjeçares në zonën e Katerinit dhe 21-vjeçares në Athinës, si dhe nga kontrollet në banesat e tyre përkatësisht në Selanik dhe Athinë, u gjetën të sekuestruara në total:
-7 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 7243 gramë
- Substancë e panjohur, me ngjyrë kafe, pesha totale 7312 gramë
- Dy shishe plastike me metadon të lëngshëm me një peshë totale prej 116 gramë
- Peshore me saktësi të lartë
- Dy telefonat celularë, të cilët janë përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme
-Pajisje të ndryshme për paketimin e drogës dhe shuma totale e parave është 730 euro.
Nga hetimet e policisë rezultoi se 27-vjeçarja, e cila u lokalizua dhe u arrestua në zonën e Katerinit kishte marrë paraditen e së martës nga 21-vjeçarja, në zonën e Athinës, një sasi lënde narkotike me qëllim transportimin e saj drejt Pierias dhe Selanikut dhe shpërndarjen e mëtejshme të saj.
Dy të rejat dyshohet se janë pjesë e një grupi që merrej me shpërndarjen e drogës, ndërkohë që hetimet ndaj tyre janë në vijim.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.