Drejtori i Postës në Lezhë, Pjerin Çuku është dhunuar pasditen e sotme nga dy persona në lagjen 'Gurra'.
Raportimet e para tregojnë se Çuku ka marrë disa goditje dhe më pas është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës.
Ende nuk ka të dhëna për autorët e sulmit, apo për shkaqet e kësaj ngjarje.
Kujtojmë që pak ditë më parë u dhunua edhe drejtori i OSHEE, Edmir Perndreca në Talë.
Njoftimi i policisë: Lezhë / Informacion paraprak
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen "Gurra", Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



