Vjedh automjetin për ta shitur për skrap, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Vjedh automjetin për ta shitur për skrap, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës njofton arrestimin e një 42-vjeçari, i cili ka vjedhur një automjet me qëllim shitjen për skrap.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuara, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

 Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën "Niko Avrami", ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi për ta shitur.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy