Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, ka arrestuar nëntë shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Poashtu 65 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Mes tjerash janë ndëshkuar me masë administrative 613 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
283 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
661 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur poashtu 317 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.



