Vau i Dejës/ Kapet 63-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

Vau i Dejës/ Kapet 63-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

Një 63-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia në Vau i Dejës, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin me iniciale M. B., banues në fshatin Qerret.

 

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Sipas hetimeve, 63-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 130 bimë narkotike në fshatin Qerret. Këto bimë janë zbuluar dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë në muajin gusht të vitit 2025.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy