Grupi iniciator: Protestat do të vazhdojnë, paketat anti-krizë janë të pamjaftueshme

Grupi iniciator: Protestat do të vazhdojnë, paketat anti-krizë janë të pamjaftueshme

Grupi iniciator i protestës për rritjen e çmimeve, në një deklaratë për media ka njoftuar sot se protestat në Shqipëri do të vazhdojnë edhe më tej.

 Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. 

Sipas Rezarta Çaushaj, tri paketat të prezantuara nga qeveria për të përballuar krizën janë “të pamjaftueshme”.

Prej më se një jave kemi protestuar të gjithë së bashku duke kërkuar nga qeveria masa në ndihmë të konsumatorëve dhe bizneseve për të përballuar krizën drastike të çmimeve. Qysh pas ditës së parë të protestës pamë se si u ndryshua qëndrimi nga “Qeveria nuk mund të ndërhyjë, duhet të shtrëngoni rripin, të kurseni, të ecni në këmbë…” në “Qeveria ka gati paketë masash”. Me vazhdimin e protestave, më pas u kalua në “Qeveria ul çmimin e karburantit”, për të vijuar me “Qeveria përgjysmon furnizimin me karburant të institucioneve” dhe së fundmi, “Qeveria do të ulë çmimin e disa produkteve ushqimore”.

Ne sajë të protestave dhe zërit të qytetarëve, qeveria nisi të bëjë detyrën e saj për kontroll të ngritjeve abuzive të çmimeve dhe marrjes se masave!!

 Brenda një jave janë shpallur 3 paketa anti-krizë dhe është vënë në lëvizje një fushatë e pandalshme për të bindur qytetarët mbi vlefshmërinë e masave. Për t’i bindur qytetarët që të mos dalin në shesh! Por, a i përgjigjen masat nevojave të qytetarëve në kohë krize?! Jo, ato janë të pamjaftueshme! Shumica e tyre nuk ofrojnë garanci që çmimi i naftës dhe produkteve të tjera do të qëndrojë i ulur në mënyrë të qëndrueshme dhe që qytetarët nuk do të jenë më pre e vjedhjes dhe abuzimeve.

Për disa ditë me radhë protesta u shtrinë në akset kryesore të Tiranës dhe në disa qytete të Shqipërisë.

Sakaq, të shtunën,  protestuesit kanë bërë me dije se do të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej”, prej orës 11:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy