Dy janë shqiptarët më të kërkuar nga Europol Aleks Burrelit dhe Durim Gremaj. Këta janë dy prej personave më të kerkuar nga ky shërbim policor europian për muajin dhjetor.
Sapo hap faqen Europol, spikasin emrat e Aleks Burrelit dhe Durim Gremajt. Kush është Aleks Burrelit, i cili është një nga shqiptarët më të kerkuar ndërkombtarisht. Ajo të çon në fundin e qershorit të këtij viti, kur Aleks Burreli, 48 vjeç, dyshohet se mori pjesë në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Qipro duke lënë të vdekur pronarin, një oficer policie dhe gruan e tij.
Durim Gremaj është i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka shfrytëzuar forcërisht për ushtrim prostitucioni një grua me të cilën kishte patur raport. Ai është shpallur në kërkim nga autoritet holandeze, pasi dyshohet se në Holandë dhe në Spanjë ka detyruar të renë të ushtrojë prostitucion.
Europol dyshon se shqiptari Durim Gremaj mund te jetë aktualisht në Spanjë ose në ndonjë vend tjetër europian. 43-vjeçari shqiptar njihet nga Europol dhe me emrat Arben Braka, Elton Gremaj, Durim Gremi apo dhe me pseudonimin Kalle.
Mes listës së personave më të kërkuar nga Europol për muajin dhjetor ka edhe shtetas shqiptarë nga Kosova.



