I morën me dhunë 1 mijë € një shtetasi/ Arrestohet autori, në kërkim bashkëpunëtori

I morën me dhunë 1 mijë € një shtetasi/ Arrestohet autori, në kërkim bashkëpunëtori

Një 22 vjeçar është arrestuar ndërsa një 23 vjeçar është shpallur në kërkim për një grabitje në Zalla Mner të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J.

Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy