
Policia e Durrësit ka njoftuar sot se një 17-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa rreth një muaj më parë, është gjetur nga uniformat blu.
E mitura u gjet në banesën e një 24-vjeçari në Durrës, me të cilin dyshohet që edhe marrëdhënie.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia ka gjetur rreth 400 gramë lëndë narkotike kanabis, të cilën 24-vjeçari shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës.
Raportohet se i riu përfundoi në prangat e policisë.



