Operacioni “Qarku”/ Shkon në 26 numri i të arrestuarve në Shkodër, në pranga babë e bir

Operacioni “Qarku”/ Shkon në 26 numri i të arrestuarve në Shkodër, në pranga babë e bir

Ka shkuar në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Qarku” në Shkodër. Në prangat e policisë kanë rënë V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç, babë e bir si autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.
Po ashtu bëhet me dije së është shpallur në kërkim një 31-vjeçar me inciale P. A., dhe është proceduar penalisht dhe një grua.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, 25-vjeçarit iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Finalizohet faza e pestë e megaoperacionit “Qarku”, shkon në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.
Vihen në pranga 2 shtetas ( babë e bir), autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Gjendet dhe sekuestrohet në banesën e të arrestuarve, edhe 1 armë sportive.
Shërbimet e DVP Shkodër, në vijim të veprimeve intensive dhe profesionale policore, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përpunonin dhe shisnin në doza, lëndë narkotike kanabis, kanë finalizuar fazën e pestë të këtij megaoperacioni që ka rezultuar me arrestimin e shtetasve: 
-V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.
Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.). 
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.
Vijon puna për kapjen e shtetasit P. A.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy