
Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ka bërë të ditur Policia e Tiranës.
Nga ta, shtetasi K.R, 20 vjeç, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi.
Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë.



