
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për pjesëtarët e fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë dhe kanosje, si autor të rrahjes së fisit Maja.
Edhe grupi i eksperteve thotë që dëmtimet hyjnë në kategorinë e plagosjes së lehtë me dashje.
Ka dale akti i ri ii ekspertimit me datë 18 shtatorit, i cili konfirmon të njëjtën akuzë.
Dy kushërinjtë Maja u dhunuan brutalisht në një lokal pranë Thumanës nga një grup personash për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat. Mes dhunuesve u identifikuan Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rrahja dhe vëllai i tij.



