Ish -zv ministri i mbrojtjes, Petro Koçi, deputeti i PS, përsëriti akuzat se bota e krimit ka shtrirë duart në financat publike.
Jashtë dyerve të SPAK, ku dëshmoi për llogari të hetimit mbi deklaratën e tij se trafikantët e kriminelët po përfitojnë tenderat në bashkinë Fier, deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi, vijoi me deklaratat e forta.
Në një prononcim për mediat, Koçi tha se bota e krimit në Fier është e lidhur me politikën.



