Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Lushnje

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Lushnje

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25, në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan.

Burime policore bëjnë me dije se objekti ku ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse është në pronësi të shtetasit Arjan Aliço,

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka persona të lënduar, por është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.

Ngjarja e sotme është e përsëritur sepse 5 vite më parë në drejtim të banesës se tij dhe ky dyqan është gjuajtur me armë kallashnikovi ku u zbrazen 2 karikatorë.

Që nga kjo kohë këtu nuk ndodhet asnjë nga familjarët e Aliços, ndërsa biznesi i tij është i mbyllur.

Konfliktet e familjes Aliço dyshohet se janë midis një tjetër personi të botës së krimit në këtë qytet të Julian Sulës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy