I mituri lëndohet pasi hidhet nga shkëmbi në Gjirin e Gramës, transportohet me urgjencë nga Policia Kufitare

I mituri lëndohet pasi hidhet nga shkëmbi në Gjirin e Gramës, transportohet me urgjencë nga Policia Kufitare

Policia Kufitare në Dhërmi, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore, ka ndërhyrë sot për të dhënë ndihmën e parë ndaj një të mituri të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së sotme është raportuar një rast emergjent, ku një shtetas i mitur, 12 vjeç, me shtetësi të huaj, ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe si pasojë kishte pësuar dëmtime në kokë, duke pasur nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u organizuan për të transportuar ekipin mjekësor me mjet lundrues drejt vendngjarjes. Të miturit iu dha ndihma e parë në vend dhe më pas u transportua, i shoqëruar nga prindërit e tij, drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Vlorë i bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, veçanërisht në zona të thella dhe të izoluara si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar. Këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe shpesh nuk kanë mbulim me rrjet celular, duke vështirësuar ndërhyrjet në raste emergjente.

Autoritetet apelojnë për shmangien e veprimeve të rrezikshme dhe marrjen e masave paraprake për sigurinë personale gjatë qëndrimit në këto zona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy