
Detaje të reja dalin nga dosja e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, në "arrest shtëpie", ndërkohë që akuzohet për korrupsion. Vyshka u arrestua së bashku me avokatin e saj pasi përgjimet e Prokurorisë së Posaçme gjetën prova që dyshja ishin implikuar në një rast korrupsioni.
Familjarët e Xhulio Musait, i akuzuar për plagosje, i cili kërkoi ulje dënimi me 6 muaj burg, rezulton se i kanë ofruar gjyqtares një shumë para përmes avokatit Ilir Pashai. Por Vyshka, e pakënaqur me ofertën ka kërkuar dyfishin.
Familja Musai nuk ka pranuar të paguajë dyfishin.
Ndërkohë, dosja në SPAK e ka origjinën nga një denoncim i bërë më 26 korrik 2021 në adresë të Vyshkës, për korrupsion. Denoncimi mban emrin Misir Musta, një emër i rremë.
Në denoncim përmendej rasti i të pandehurit Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë.
Aty pohohet se kur Vyshka ka marrë në dorë çështjen ajo ka kërkuar që avokat i të pandehurit të jetë Ilir Pashai, që sipas tij është mik i ngushtë i gjyqtares.
Në denoncim thuhet se avokati Pashaj ka folur në telefon me xhaxhin e të pandehurit me të cilin kanë rëndë dakord për pazaret për ta nxjerrë nga burgu.
Përfundimisht, sipas denoncimit, avokati ka rëndë dakord me gjyqtaren Vyshka që ajo të marrë 5 mijë euro për ta liruar Xhulio Musain.
Ku denoncim ka shtyrë akuzën të nisë hetimet së bashku me policinë. Mbi këto të fundit është ngritur procedimi penal për korrupsion të të akuzuarve në datë 21 shator 2021, lidhur me pagimin e shumë 5000 euro për lirimin e Xhulio Musajt nga burgu.



