Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 49 vjeç, pasi gjatë natës ka tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Më tej, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin O. H, 62 vjeç, banues në Greqi, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e markës “Volkswagen” në pronësi të shtetasit B. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë një karburanti në Orikum.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



