
Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35 të së shtunës, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Burime nga policia bënë të ditur se automjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet S. K., ndërsa si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



