Më shumë viktima se të sëmurë me Covid/ Maqedonia shënon 18 të vdekur dhe shtatë raste të reja

Më shumë viktima se të sëmurë me Covid/ Maqedonia shënon 18 të vdekur dhe shtatë raste të reja

Maqedonia e Veriut ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit numrin më të ulët të të infektuarëve me Covid-19, vetëm shtatë raste të reja, ndërkohë vazhdon me numrin e lartë të vdekjeve, si pasojë e kësaj sëmundje.

Sipas raportit të fundit nga ministria e Shëndetësisë, nga 1 418 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 7 raste të reja, të gjitha në Shkup.

Ndërkohë kanë humbur jetën 18 persona të infektuar me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni betejën me Covid e kanë fituar 71 pacientë.

Me shtatë rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.067, prej të cilëve 146.940 janë shëruar, ndërsa 5.329 kanë ndërruar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy