Goditën me tytën e armës së gjahut 28-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 vëllezër në Vaun e Dejës

Goditën me tytën e armës së gjahut 28-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 vëllezër në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës ka shpallur në kërkim dy vëllezër pasi pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me tytën e çiftes një 28-vjeçar me iniciale N.B.

Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç.

28-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.    

Njoftimi i policisë: Vau i Dejës

Goditën me tytën e armës së gjahut, një shtetas, pas një konflikti të çastit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.    

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy