Kanabisi ilegal/ Hoxha: Pikëpyetje e madhe se ku do incenerohet. Ja pse blihet hashash nga Tajlanda

Kanabisi ilegal/ Hoxha: Pikëpyetje e madhe se ku do incenerohet. Ja pse blihet hashash nga Tajlanda

Avokati dhe juristi Arbër Hoxha tha në emisionin “Fact Check” në MCN TV se ka një pikëpyetje të madhe se në cilët inceneratorë do asgjësohet kanabisi ilegal në Shqipëri, pasi deri më tani asnjëri prej inceneratorëve nuk është funksional. Sipas tij mund të merren inceneratorë më të vegjël për asgjësimin e tyre. 

Ky është udhezimi nr.5 i vitit 1979 i Republikës Italiane dhe bëhet fjalë për kanabisin me përqindje të lartë THC-je, prandaj kërkohen kushte specifike 850 gradë për ta asgjësuar. Se ku do ta çojnë është pikëpyetje e madhe, pasi bëhet fjalë për dy inceneratorë që nuk funksionojnë. Besoj se mund të merrem inceneratorë më të vegjël se ai i Fierit dhe Elbasanit”.

Ai shtoi se një pjesë e drograve u jepet farmacive për t’i ripërpunuar për shëndetësi.

I pyetur përse trafikantët shqiptarë po zgjedhin të marrin hashashin në Tajlandë, Hoxha thotë se ndikon përdindja e lartë e THC-së nga klima tropikale. 

Në Tajlandë farat e kanabisit kanë një përqindje më të lartë të THC-së, nga klima tropikale, apo subtropikale. Por dëmi i qelizave të trurit është shumë herë më i lartë. Për shkak të klimës dhe farave është shumë e vështirë të rritet kjo bimë në Shqipëri, prandaj zgjedhin vendet me klimë tropikale, apo subtropikale”.

Hoxha tha se në Shqipëri është rritur dhe është kthyer në trend konsumimi i drogërave të lehta.

Duke folur mbi kokainën, ai u shpreh se kokaina po përzihet edhe me qumështpluhur fëmijësh.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy