U vendosi flakën 4 makinave të fqinjëve, dënohet me tre vjet burg shqiptari në Itali

U vendosi flakën 4 makinave të fqinjëve, dënohet me tre vjet burg shqiptari në Itali

Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Alban Ajazi, është dënuar me tre vjet e dy muaj burg në Itali, pasi akuzohet për djegien e katër makinave të fqinjëve të tij.

Mediat italiane raportojnë se një raport psikiatrik e konsideroi agresorin si një person me aftësi të pjesshme të të kuptuarit.

Ndaj tij ishte vendosur më herët “arrest shtëpie” për një seri aktesh vandale, si shkrime fyese mbi dritaren e një farmacie, dëmtim i një makine, një sherr në një lokal dhe dyqan. Në dëshminë e tij lidhur me ngjarjet shqiptari kishte deklaruar se kishte vepruar në emër të një klani të krimit të organizuar.

Për shkak të gjendjes jo optimale mendore ndaj tij u vendos masa “arrest shtëpiak”. Në 16 shtator ai do t’u vinte flakën katër makinave, akt për të cilin u dënua me tre vite e gjysmë burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy