Peleshi: Armatimi i ri, pjesë e projektit për modernizimin e Forcave të Armatosura

Peleshi: Armatimi i ri, pjesë e projektit për modernizimin e Forcave të Armatosura

The High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle të njohura si Humvee, janë ndoshta mjetet më të famshme ushtarake në botë të cilat kanë hyrë në përdorim edhe në Forcat tona të Armatosura.

Mjetet ushtarake kanë një lëvizshmëri të lartë, janë padyshim të blinduara dhe kanë një shpejtësi maksimale prej 110 km/orë, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. 

“Falë modernizmit dhe procesit të standardizimit të mjeteve, pajisjeve dhe armatimit me ato të vendeve aleate, prej 3-4 vitesh ato kanë hyrë në përdorim edhe në Forcat tona të Armatosura, ku kanë kontribuuar ndjeshëm në mekanizmin e batalionit të II të këmbësorisë, si një strukturë e gatshme për NATO-n, kudo dhe kurdo”.

Gjithashtu tha Peleshi, “Topi 20M621, i telekomanduar në distancë (NARWHAL, Naval Remote Weapon Highly Accurate Lightweight), i prodhuar nga kompania franceze Nexter, është një armatim që kryesisht ka për qëllim mbrojtjen e anijeve.

“Topi 20 mm është lehtësisht i manovrueshëm dhe ka një saktësi mbresëlënëse edhe në det me dallgë, çka është provuar edhe nga anijet tona të klasit Iliria, të cilat vitet e fundit janë pajisur me armatimin e ri, si pjesë e projektit për modernizimin e Forcës Detare”- u shpreh Peleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy