Grabitja me armë në shtëpinë e noterit, shkon në pesë numri i të arrestuarve

Grabitja me armë në shtëpinë e noterit, shkon në pesë numri i të arrestuarve

Në vijim të operacionit të policisë Sarandë të koduar “Butrinti”, shkon në pesë numri e personave të ndaluar për grabitjen me armë në shtëpinë e noterit Thoma Kaçi

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Vihen në pranga dy organizatorët e vjedhjes së një shume parash, nën kërcënimin e armës, në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur më datë 20 tetor 2021.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur në datën 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku disa persona, nën kërcënimin e armës, vodhën një shumë parash në banesën e noterit Thoma Kaçi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Butrinti”.

Në kuadër të këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit Samet Brahimi, 34 vjeç, banues në Shkodër dhe Ilir Mata, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimit për këtë ngjarje ka rezultuar se shtetasit Samet Brahimi dhe Ilir Mata, kanë patur rolin e organizatorit në vjedhjen me armë në banesën e Kaçit, në qytetin e Sarandës.

Për këtë ngjarje, në datën 3 nëntor 2021, janë arrestuar si bashkëpunëtorë edhe shtetasit E. A., 53 vjeç, O. K. (P)., 40 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç.

Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e Thoma Kaçit.

Për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy