Kapen duke u kujdesur për kanabisin që kishin kultivuar, pranga dy personave në Vaun e Dejës

Kapen duke u kujdesur për kanabisin që kishin kultivuar, pranga dy personave në Vaun e Dejës

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Vaun e Dejës, pasi u kapën në flagrancë duke u kujdesur për 156 bimët narkotike që kishin kultivuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, pas një pune hetimore disa javore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Waves”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.   

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Koman, shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë dy shtetas që po kujdeseshin për bimë narkotike. Gjatë kontrollit të zonës u konstatuan 156 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit S. M., 34 vjeç dhe L. K., 23 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy