
Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në disa zona të vendit.
Reshjet e dendura gjatë mesnatës kanë bërë që të përmbyten disa zona në Kurbin. Mësohet se dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa janë të përmbytura.
Autostrada Mamurras-Laç kalohet me vështirësi, pranë fshatit Gjorëm, pasi dalja e ujërave nga kanalet ka vërshuar në rrugë duke penguar qarkullimin e mjeteve.



