U kap me kokainë në makinë, lihet në burg efektivi i policisë

U kap me kokainë në makinë, lihet në burg efektivi i policisë

Elefterios Sullaj, efektivi i arrestuar me urdhër të SPAK është lënë në burg nga GJKKO.

Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie, duke e lënë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Efektivi, Sullaj u arrestua rreth një muaj më parë së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, Mikel Zhegun, dhe Eris Tafën.

Sipas SPAK, Sullaj ndihmonte dy personat e lartpërmendur që të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, për të shpërndarë drogë në Tiranë.

Ai ka bërë shpërndarje në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit. Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK, hetime të cilat janë kryer me metoda proaktive.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy