Vijon të jetë aktive prej 4 ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Pishë Poro në Fier.
Bëhet me dije se operacioni për shuarjen e flakëve ka rinisur sot prej orës 07:00 dhe se 40 efektivë të FA të repartit të Poshnjes, 20 efektivë të Mzsh dhe 5 punonjës të Adzm janë në vendin e ngjarjes.
Gjatë pasdites së djeshme për shkak të shtimit të intensitetit të erës situata e zjarrit doli jashtë kontrollit.



