
Një grup hajdutësh që kryenin vjedhje në kryeqytet kanë rënë në prangat e policisë. Në kuadër të operacionit të koduar “Kasaforta”, uniformat blu kanë sekuestruar bizhuteri që arrijnë vlerën 25 mijë euro, të cilat u gjetën brenda një kasaforte të hedhur në lumin Erzen dhe në banesat e të dyshuarve.
Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelesa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celularë, një elektrik (elektroshot) dhe një sasi bizhuterish të ndryshme.
Të arrestuar janë: E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë; A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë; D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndërsa në kërkim është shpallur K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë si dhe është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzim i krimit”.



