
Një bandë grabitësish janë godit nga policia italiane ktë të shtunë, duke vënë në pranga gjashtë shtetas shqiptarë. Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë katër burra dhe dy gra, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ky grup akuzohet për 14 vjedhje e grabitje shtepish të kryera në Alessandria, Asti, Cuneo dhe Pavia nga nëntori deri në dhjetor. Hetimi, i cili rezultoi i suksesshëm falë edhe bashkëpunimit të qytetarëve, nisi me një vjedhje të kryer në muajin nëntor në Tortona.
Policia u gjeti katër makina të vjedhura dhe mallra të vjedhura me vlerë rreth 2500 euro. Baza e tyre logjistike ishte në zemër të Aleksandrisë ku ata jetojnë.



