Ndez zjarr për pastrim, flakët përfshijnë malin e Shashicës, arrestohet 33-vjeçari

Ndez zjarr për pastrim, flakët përfshijnë malin e Shashicës, arrestohet 33-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ndaluar shtetasin E. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, nën dyshimin se ka ndezur qëllimisht zjarr për pastrim, i cili më pas është përhapur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në malin e Shashicës.

Sipas Policisë, 33-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të pastruar një sipërfaqe kullotë në pronësi të tij, në zonën e njohur si “Gryka e Zguros”, në malin e Shashicës. 

Si pasojë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe bimësi të dendur. 

Flakët janë përhapur gjithashtu drejt territoreve të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë, duke rrezikuar edhe zona të banuara.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon sërish për qytetarët që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasi do të përballen me ndëshkime sipas ligjit në fuqi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy