
Sekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudja Marku është gjendur. Marku është në gjendje të mirë shëndetësre dhe aktualisht ndodhet në komisariatin e Lezhës dhe po merret nën pyetje.
Bashkëshorti i sekretares denoncoi largimin e saj paraditen e sotme.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:
Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.



