
Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Zall-Bastari, ku një 81-vjeçar, i identifikuar si Xh.M, u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij.
Sipas hetimeve të kryera paraprakisht, rezulton se 81-vjeçari mund të ketë humbur jetën nga një vrasje.
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor dhe veprimet hetimore paraprake, ka dalë se shtetasi Xh.M kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga goditje me sende të forta.
Për këtë ngjarje, Drejtoria Vendore e Policisë e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Vrasje me dashje", sipas nenit 76 të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e humbjes së jetës së 81-vjeçarit.



