Një vajzë e re ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte bashkë me një djalë, në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë.
Kjo pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike.
Ndërkohë vajza e aksidentuar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.



