Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK kanë sekuestruar në verona pasuri me vlerë 4 milionë euro të cilat figuronin në emër të dy vëllezërve nga Elbasani Suel dhe Marjo Çela. Paratë e përfituara nga trafiku i drogës përmes një shoqëria ndërtimi në shqipëri dërgoheshin në verona dhe investoheshin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.



