
Një efektiv policie ka përplasur me makinë një këmbësor, duke e lënë të plagosur.
Sot në lagjen nr. 18, në bulevard “Gjergj Kastrioti”, automjeti privat tip “Ford” me drejtues shtetasin N. Sh., (punonjës policie, nd/specialist për edukimin në shkolla, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë) ka aksidentuar këmbësoren V. P., rreth 75 vjeçe, banuese në Korçë, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga ana e policisë po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me drejtuesin e automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



