KPK konfirmon në detyrë dy gjyqtaret Nafije Hasko e Ersida Bajgora dhe prokurorin Pali Deçolli

KPK konfirmon në detyrë dy gjyqtaret Nafije Hasko e Ersida Bajgora dhe prokurorin Pali Deçolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaret Nafije Hasko dhe Ersida Bajgora, si edhe prokurorin Pali Deçolli.

KPK paraqiti raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentoi probleme domethënëse në kriterin professional për të tre magjistranët.

Ersida Bajgora përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pasi kreu stazhin profesional në Gjykatën e Tiranës, u emërua si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.

Nafije Hasko përfundoi studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për gati një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Fier. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Pali Deçolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe e ka ushtruar funksionin për gati një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës. Ai ka qenë gjithashtu si drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Fier.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy