Po ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë, arrestohen 11 punëtorët, në kërkim investitori

Po ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë, arrestohen 11 punëtorët, në kërkim investitori

11 punëtorë, të cilët ishin punësuar për ndërtimin e 3 objekteve në Palasë, për të cilët investitori nuk kishte marrë leje, janë arrestuar sot nga policia.

Në pranga kanë rënë Flamur Bega, Alvin  Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis  Shahinaj dhe Elvis  Selimja. ndërkohë është shpallur në kërkim investitori Vesir Gjikolaj, banues në Himarë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi Vesir GJikolaj, po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Renato Hhodaj, 35 vjeç dhe Erjon Zenelaj, 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Vesir Gjikolaj dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy