
Makina e një kompanie private është djegur në një fshat të Shkodrës.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Lëvozhë, të njësisë Administrative Iballë, është djegur mjeti tip “Fiat Panda”, në pronësi të një kompanie me administrator shtetasin L. B., 66 vjeç.
Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.



