Siguria në rrugë/ Arrestohen në flagrancë 13 drejtues mjetesh, i riu gjobitet me 400 mijë lekë

Siguria në rrugë/ Arrestohen në flagrancë 13 drejtues mjetesh, i riu gjobitet me 400 mijë lekë

Vazhdojnë kontrollet e Policisë Rrugore për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

 Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët gjashtë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 Një 24-vjeçar që jeton në Itali u kap duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” me shpejtësi vrastare dhe u gjobit me 40.000 lekë të rinj. 

“Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. M., 24 vjeç, rezident në Itali, me shpejtësi 184 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj. Shpejtësi të mëdha janë konstatuar nga radari edhe në akset rrugore Shkodër-Koplik, Milot-Morinë, Lezhë-Fushë Krujë, Tiranë-Elbasan, Durrës-Kavajë-Lushnjë, Elbasan-Korçë dhe Gjirokastër-Sarandë. Si rezultat janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt”.

 Policia procedoi penalisht edhe një 17-vjeçar, që po drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe të rrezikshme, pa leje drejtimi.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy