Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti.
Në vendin e quajtur Boçovë në Fier, një motor është përplasur me një këmbësor, i cili ka marrë lëndime në trup ndërkohë që si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



