Marinari italian tenton të kalojë pakon me drogë në portin e Durrësit, arrestohet

Marinari italian tenton të kalojë pakon me drogë në portin e Durrësit, arrestohet

Një marinar italian është vënë në prangat e policisë, pasi tentoi të kalojë në portin e Durrësit një pako me drogë.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Next” u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, i shtetasit italian S. M., 25 vjeç, banues në Itali, i punësuar me detyrë marinar në një traget Durrës- Ankona.

 

I riu u kap në flagrancë në ambientet e terminalit të pasagjerëve të portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

 

Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.

 

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy