Arrestimet e policëve për ndërtimin pa leje në Sarandë, Lamallari: Përgjegjësit do përballen me ligjin

Arrestimet e policëve për ndërtimin pa leje në Sarandë, Lamallari: Përgjegjësit do përballen me ligjin

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka dhënë një mesazh të prerë për çdo punonjës shteti që shkel ligjin ose toleron ndërtimet pa leje, duke paralajmëruar se askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë ligjore.

 

Gjatë një konference për mediat, ai u ndal te aksioni i zhvilluar në Sarandë, ku u evidentuan raste të ndërtimeve pa leje me përfshirjen edhe të efektivëve të policisë.

 

Sipas Lamallarit, ndërhyrja e autoriteteve ishte një sinjal i qartë për çdo zyrtar që toleron paligjshmërinë ose bëhet pjesë e saj.

 

Mesazhi ishte i qartë ditën e djeshme, ku bëmë me dije se përgjegjësia është individuale. E njëjta vigjilencë dhe përgjegjësi kërkohet nga të gjitha instancat shtetërore. Kjo ishte arsyeja pse morëm masa dhe i dërguam përpara drejtësisë për abuzim me detyrën në rastet e ndërtimeve pa leje. 

 

Kushdo që mbyll sytë ndaj shkeljeve ligjore do të mbajë përgjegjësi të plotë. Operacioni në Sarandë tregoi se kushdo që toleron paligjshmërinë, apo aq më tepër bëhet palë, do të përballet pa kompromis me ligjin. Llogaritë nuk i kanë vetëm me vendin e punës, por edhe me drejtësinë.

 

Ministri bëri të ditur gjithashtu se vetëm gjatë muajit prill janë vendosur 67 masa administrative me një vlerë totale prej 120 milionë lekësh, duke paralajmëruar se kontrollet dhe ndëshkimet do të vazhdojnë për çdo shkelës të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy