Malësi e Madhe, zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi me llamba, një në pranga dhe një në kërkim

Malësi e Madhe, zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi me llamba, një në pranga dhe një në kërkim

Zbulohen në Malësi të Madhe dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, duke vënë në pranga një person.

 

Sekuestrohen 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë e ftohtë thikë, 101 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 2 automjete, 9 celularë dhe pije të ndryshme alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. 

 

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Neonët 2” u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.     

 

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, municion luftarak, një thikë, 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. 

 

Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy