Gjendet i vdekur bariu në Gjirokastër

Gjendet i vdekur bariu në Gjirokastër

Policia e Gjirokastër ka njoftuar sot se një 52-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme në fshatin Dervician të Gjirokastrës.

Sipas policisë, A.Ç, banues në Peshkopi është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër- Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy