Një prej të ndaluarve nga SPAK në operacionin e djeshëm, është lënë i lirë. Ilir Loshi mësohet se ishte ndaluar gabimisht, pasi gjeneralitetet dhe vendbanimi i tij përkonin me ato të një personi tjetër.
Loshi ka deklaruar në gjykatë se nuk ka dalë asnjëherë jashtë Shqipërisë.
Ballafaqimi për njohje në seance me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Erion Alibej, dhe fotot konfirmuan se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person që dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë GJKKO konfirmoi masat e sigurisë arrest me burg për:
Artur Hoxhosmani
Klevis Hoxhosmani
Ermir Ndrejaj
Erjon Alibej
Plarent Dervishaj
Vëllezërit Hoxhosmani mësohet të jenë shprehur ne seancën me dyer të mbyllura se nuk kanë qenë përdorues të SKY ECC duke mohuar akuzat, ashtu dhe Ndrejaj i cili kërkoi dhe masë më të butë sigurie deri në sqarimin e pozitës së tij për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Plaurent Dervishaj mësohet të jetë larguar nga salla për të mos pritur vendimin pasi u paralajmërua nga gjykata të mos fliste pa leje.
Grupi është zbuluar jo vetem nga të dhënat e siguruara nga Sky Ecc por dhe deklarimet e bashkepunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.



